KHG - KOSOVA HACKERS GROUP,

Te nderuar bashkëatdhetarë. Me kënaqësi dhe mburrje po e fillojmë këtë urim për të gjithë shqiptarët anembanë botës, për nder Festës së Flamurit, e njëherit 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërise.
Të urosh për këtë ditë do të thotë të takohesh me historinë e lavdishme të popullit Shqiptarë. Ta kujtosh atë dhe ta pranosh si një frymëzim i përjetshëm.
Gjatë historisë, populli Shqiptarë ka përjetuar shumë sakrifica. Sakrifica këto që kanë derdhur shumë gjak dhe kanë krijuar plagë, që edhe sot e ksaj dite jane evidente. Por, ky gjak më vonë do të bëhej frymëzim për liri, frymëzim për ta kërkuar të drejtën, që nuk e kishtë shijuar madje as femiu në djep.

U deshtën shumë vite me përplotë sakrifica për të ardhur tek ajo ditë, që e kishim ëndërruar gjithmonë. Dhe pikërishtë më 28 Nëntor, 1912 në Vlorë u shpall pavarësia e Shqipërise, u ngrit Flamuri Kombëtar dhe u krijua Qeveria e parë Kombëtare nën kryesinë e Ismail Qemalit, duke krijuar kështu një epokë të re për popullin Shqiptarë. Por, për ta bërë këtë ditë edhe më madhështore, pikërishtë më 28 Nëntor, Kosovës i lindi një trim, një njeri që do ta bënte kthesën e radhës së historisë sonë. Ushtria Clirimtare e Kosovës, me në krye me bacën Adem, tanimë ishtë bërë shkëmb i palëkundshëm në kërkim të idealit atdhetar, të së drejtës esenciale për liri, që kaherë na kishte munguar. Përfundimishtë, falë sakrificës se shumë patriotëve tanë dhe falë miqëve ndërkombëtarë, Kosova fitoi gjithashtu Pavarësinë, dukë shëndërruar periudhën e përgjakshme, në një epokë të re, epokë kjo që do të jetë një rrugë e ndritur për popullin shqiptarë.

Andaj, kjo festë e Nëntorit, ka bërë flamurin dyngjyrësh të nji kombi të shpaloset gjithkund ndër shqiptarë, (si gjeografi pak e trishtë), e të dëshmojë se lidhja jonë me kuqezinë është diçka e shkrume në gjakun tonë, në shpirtin tonë, në vuejtjet tona, në krenarinë tonë ballkanase…

Ky flamur si kurrë ma parë e si kurrë ma hijshëm se sot asht jo vetëm në duart e çdonjërit prej nesh, po shpaloset edhe brenda nesh…
Përballë gjitha këtyre kundërshtive, ndryshe prej herëve të tjera, ky njëqind vjetor po flet si askurrë më parë me një gjuhë të pabesushme bashkuse…!!
Në emër të stafit të Kosova Hackers Group, kemi nderin që kemi pasur rastin që të kontribojmë për atdheun tonë të shtrejtë dhe shfrytëzojme rastin të i njoftojmë të gjithë bashkëatdhetarët që sërish do të jemi online, për të vazhduar së bashku misionin, për një atdhe të lire, të shëndoshe, e mbi gjitha të arsimuar.

Urime dhe gëzuar 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar!


Me shumë respekt, KHG-CREW,
28 Nëntor, 2012